Në ‘Top Talk-un’ e fundit për këtë vit, moderatori Denis Dyrnjaja zhvilloi një bisedë me Prof. Përparim Kabon, me të cilin diskutoi disa nga çështje kryesore që na kanë shoqëruar në këtë vit kalendarik, si politika, drejtësia apo shoqëria!
Në një analizë të tijën, Prof. Përparim Kabo ka spikatur 3 pikat nevralgjike ku çalon Shqipëria!
Sipas tij, në Shqipëri është instaluar një sistem okult që punon në hije kundër sistemit politik shtetëror që sajon pengesa në mënyrë që të mos bëhen përmbysje të mëdha, në sistemin e drejtësisë, administratë publike ‘të kapur’ dhe në klasën politike.
Kabo tha për ‘Top Talk’ se Sistemi i drejtësisë po zvarritet në çështjen e reformës! Më tej, profesori shton se administrata publike në vend është thjesht një administratë partiake e mirëpaguar dhe aspak profesionale! Përparim Kabo thotë se duhet të bëhet një përmbysje e thellë në klasën politike, që për 30 vite ka risjellë vetëm mbetje politike dhe aspak besueshmëri te shoqëria apo partnerët.
Përparim Kabo: Këtu është instaluar një sistem okult që punon në hije kundër sistemit politik shtetëror dhe sajon lloj lloj pengesash që mos bëhen përmbysje të mëdha, të cilat janë: Ndryshimet e thella në sistemin e drejtësisë, i cili po zvarritet në çështjen e reformës dhe drejtësi e vonuar do të thotë drejtësi e mohuar. E dyta është administrata publike me ngjarjen e fundit tregohet se administrata është e kapur. Ajo është thjesht një administratë partiake në të gjitha kohërat, e mirëpaguar në disa individë të caktuar që bëjnë rrethin e ngushtë dhe nuk është një administratë profesionale.
Administrata ndërtohet mbi parime shkencore dhe këto parime janë e para duhen menaxherët e karrierës duken politikanë që kalojnë nga shtegu i menaxherëve dhe duhen gjithashtu euroditët. Administrata jonë është e mbushur me kalamaj dhe në mënyrë kulmore është e mbushur me këshilltarë! Këshilltari di më shumë se princi! E treta: Duhet të bëhet përmbysja e thellë në klasën politike, kjo klasë politike e ricikluar për 30 vjet ka risjellë vetëm mbetje politike, asnjë integritet moral dhe asnjë besueshmëri te shoqëria dhe partnerët! Shoqëria nuk zhvillohet me opozitë dhe pozitë që nuk prodhon ide!
Top Channel