“O martohem, o vdes! Jam ëndërr e çdo vjehrre”/ Ndjesia e Anës dhe Mevlanit, pasi u rikthyen në Për’puthen

31/12/2021 18:30

Ana dhe Mevlani, dy personazhet që bënë bujë në sezonin e kaluar të Për’puthen janë kthyer në program për të gjetur dashurinë e jetës. Në puntatën e sotme, kanë treguar ndjesinë që patën për tu rikthyer sërish në programin e dashurisë.

Ana e bindur tha: “O martohem, o vdes”, ndërsa Mevlani në formë batute u shpreh se është ëndërr e cdo vjehrre.

Ana: Mendoj se ndodhi për arsye se njerëzit na panë pa filtra, sollëm përditshmëri në ekran, mënyrën se si dashurojmë ashtu me gabimet tona dhe mendoj se ky është çelësi i suksesit, transparenca jonë.

Bora: Si e patët impaktit për herë të dytë nga publiku?

Ana: Të çuditshëm. Të shumta kanë qenë përshtypjet pozitive, ka pasur edhe nga ata skeptikët që thonin në të njëjtin emision prap, por në fund të ditës, dashuria nuk ka limit. O martohem, o vdes.

Mevlani: Pavarësisht atyre 9 muajve që jam mësuar me ato komente negative apo qoftë edhe pozitive, tani nuk më bëjnë më përshtypje se jam me idenë që jo vetëm unë por çdo i ri nga ne mund të ndjekë rrugën dhe dëshirën e tij. Përderisa nuk cënoj njeri, nuk i jap problem kujt, nuk besoj se duhet të shohim anën negative.

Bora: A të duan mamat njësoj?

Ana: Ëndërr e çdo vjehrre, e di ti.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA