Mikela ka folur për eksperiencën e saj në Për’puthen duke treguar se nuk ia merrte mendja se do të bëhej pjesë e programit të dashurisë.
Ndonëse në fillim ka marrë shumë komente negative, Mikela thotë se po e shijon shume dhe e cilëson si eksperiencën më të bukur që do të ketë në jetë.
Mikela: Eksperienca këtu ka qenë si e trazuar. Po mendoja tani që po flisnim dhe për sezonin e kaluar se vjet në këtë kohë isha duke parë Mevlanin në ekran dhe isha shikuese e rregullt e Për’puthen. Nuk e mendoja kurrë se do isha këtu, por ja që rrodhën gjërat kështu dhe jam shumë e lumtur për këtë mundësi që mu dha, jam shumë e lumtur që jam pjesë e Për’puthen dhe përvec të mirave këtu, ka të mira dhe jashtë se ka publik që na do.
Në fillim jam komentuar goxha negativisht, por tani nuk më bëjnë më përshtypje. Përkundrazi po e shijoj shumë si eksperiencë dhe jam shumë e lumtur që jam bërë pjesë e Për’puthen. Do të jetë eksperienca më e bukur që do të kem në jetë.
Top Channel