Tragjike në Greqi/ Një person digjet brenda makinës, njëkohësisht dhe shtëpia e tij në flakë
Zjarre që po përhapen me shpejtësi kanë shkaktuar vdekje dhe plagosje në shtetin Kolorado në zonat qendrore të thata të SHBA.
Rreth 30,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre në qytetin e Louisville dhe Superior teksa guvernatori Jared Polis ka shpallur gjendjen e emergjencës.
“Zjarri nuk është çështje burimesh, është një forcë e natyrës”, tha guvernatori në një konferencë shtypi.
“Ne shpresojmë që erërat të bien së shpejti dhe moti të ndryshojë. Ndërsa për të prekurit u themi se nuk jeni vetëm”.
Erëra me shpejtësi deri në 169 km/orë kanë fryrë në rajon pas një periudhë të zgjatur thatësire.
Zjarre të mëparshme në Colorado kishin prekur zonat rurale, ndërsa këto të fundit janë vendosur në zonat nën-urbane të shtetit.
Disa prej zjarreve raportohet se kishin nisur pas rrëzimit të shtyllave elektrike nga erërat, dhe më pas u kthyen në zjarret më shkatërrimtare të viteve të fundit.
370 shtëpi janë djegur në qytetin Superior dhe 210 në Old Town tha sherifi i Boulder, Joe Pelle.
Një hotel dhe qendër tregtare gjithashtu u shkatërruan nga flakët.
Një punonjës ndihme ishte plagosur gjatë reagimit së bashku me disa qytetarë që po ndihmonin përpjekjet.
Top Channel