Kurti dhe Donfried diskutojnë për agjendën për dialog dhe paqe

31/12/2021 02:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës-sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Kurti ka shkruar në Twitter se kanë biseduar për rritjen ekonomike, agjendën për dialog dhe paqen.

“Bisedë e shkëlqyer me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dy ditë para Vitit të Ri 2022.

Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka thënë ai në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA