“Në shtëpinë tonë” spektakli i madh i “Portokallisë”, më i shumëprituri nga publiku, tashmë një traditë e ndërrimit të viteve, përkon edhe me 20 vjetorit e televizionit dhe medies më të madhe në vend.
Shumë surpriza do të ketë edhe programacioni tjetër i ndërrimit të viteve që do ta zbulojmë së bashku.
“Për mua është viti i parë që përgatis një program të ndërrimit të viteve me trupën më të mirë të humorit në Shqipëri që është Portokalli. Është një nder, kënaqësi dhe përgjegjësi e dyfishtë. Do arrijmë të sjellim materialet më të mira të konservuara gjatë sezonit artistik të Portokallisë. Ku gjithsekush mund të përpiqet të gjejë vetveten, problematikat sociale, humorin thumbues ndaj të gjithë figurave qoftë politike apo jo. Ndoshta ju mund të gjeni vetveten gjithashtu. Besoj se kemi arritur të bëjmë një program që do të ndiqet dhe do të jetë ndër më të mirët të sezoneve të fundit”, thotë regjisori Bledar Laco.
Fiks Fare si gjithmonë në orën 20:00 vjen me një edicion special këtë 31 dhjetor ku do të gjejmë gjithcka.
Ndërsa “Big Bother Vip” do ta ketë takimin e radhës me publikun në datën 1 janar në orën 20:00 me një spektakël plot surpriza dhe të papritura ashtu siç e ka dhuruar gjithmonë, por edhe më special.
Të dielën vjen Përputhen Prime me festë dhe dashuri në shtëpitë e shqiptarëve. Gjithashtu “Fan Club BB Albania Vip” sjell bëmat e banorëve më të famshëm në Shqipëri dhe E Diell në të dielën e parë të 2022. Kaloni ndërrimin e viteve me shtëpinë tuaj, Top Channel.
Top Channel