“Urrejtja mes Putin dhe Zelenskyt është qesharake”, Trump: Po bisedoj me të dy, po punojmë për situatën në Rusi dhe Ukrainë Zjarret pyjore kanë gjunjëzua pjesë të tëra të shteti amerikan të Kolorados, ku dhjetëra mijëra vetë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre e qindra banesa janë shkatërruar nga flakët.
Të pamërshirshme, këto të fundit janë përhapur shpejt duke zhuritur sipërfaqe të mëdha toke ne Boulder County, në veri të Denverit. Zyrtarët nuk e përjashtojnë mundësinë e vdekjeve dhe lëndimeve nga zjarret që vazhdojnë pa fre përhapjen.
Guvernatori shtetëror, Jared Polis, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se këto zjarre “janë një forcë e vertetë e natyrës.” Nuk është cështja cfare burimesh kemi ne, nuk i bëjmë dot ballë vetëm. Në këtë pikë, po shpresojmë që erërat të ndryshojnë dhe hovi i flakëve të bjerë”, është shprehur ai. Erëra që mbërrijnë shpejtësinë 169 kph kanë nxitur përhapjen e flakëve në të gjithë rajonit i cili më herët ishtë pllakosur nga një thatësirë historike.
Një pjesë e zjarreve erdhën pikërisht si pasojë e rrëzimit të disa shtyllave të tensionit të lartë nga erërat e furishme, e tani, rrezikojnë të shndërrohen ndër më të shkatërrimtaret që ka parë ndonjëherë ky shtet në historinë e tij. Në pjesë të tjera të SHBA-së, viti i ri po hyn me paralajmërime për stuhi të fuqishme, disa prej të cilave pritet të godasin edhe zona që u goditën nga tornadot dy javë më parë, thote CNN, duke theksuar rrezikun sidomos për Arkansasin, Kentuckyn e Tennessee, ndersa reshje të dendura dëbore priten mëngjesin e së shtunës në Wyoming e New Mexico.
Top Channel