Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi.
Në rrugën Katehaki në zonën e Zografou, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë, kanë ndërruar jetë dy persona, 27 dhe 23 vjeç, burrë dhe grua.
Viktima është identifikuar si Pandeli Llambi Kajo, me origjinë nga Saranda, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë është identifikuar vetëm si një 24-vjeçare, Në operacionin për nxjerrjen e trupave morën pjesë 10 zjarrfikës dhe 4 mjete.
Mësohet, se i riu kishte shkuar në Ilioupoli që të merrte të shoqen për të dalë në Athinë, e në kthim është aksidentuar.
27-vjeçari fatkeq ishte farmacist dhe prej katër vitesh kishte dyqanin e tij në Ampelokipi.
Top Channel