OKB ngre alarmin: Mizoritë në Sudan një katastrofë që mund të ishte shmangur, rrezik përsëritjeje në Kordofan
Autoritetet shëndetësore në Itali regjistruan më shumë se 100 mijë infeksione të reja me koronavirus brenda një dite.
Ministria e Shëndetësisë raportoi rreth 127 mijë raste me koronavirus në mbrëmje.
Sipas raportit, rreth 160 persona kanë vdekur nga virusi në 24 orët e fundit, raporton atsh.
Vendi mesdhetar ka arritur sërish një rekord pas rreth 98 mijë rasteve të reja me koronavirus të regjistruar një ditë më parë.
Përveç kësaj, numri i testeve të kryera për koronavirusin është rritur në mënyrë të vazhdueshme ditët e fundit.
Një rezultat negativ i testit tani kërkohet në shumë pjesë të jetës publike.
Kohët e fundit, përqindja e rezultateve pozitive në të gjitha testet gjithashtu ka vazhduar të rritet.
Qeveria italiane vendosi të mërkurën në mbrëmje të prezantojë masa të tjera antikoronavirus për të ndaluar përhapjen e vazhdueshme të virusit./
Top Channel