Trashëgimtarët e refuzuar të ish-perandorit të Indisë kërkojnë njohjen mbretërore dhe kështjellën (Fotot)

30/12/2021 20:21

Një grua e varfër indiane që pretendon se është trashëgimtare e dinastisë që ka ndërtuar Taxh Mahalin, kërkon t’i pranohet e drejta e pronësisë së pallatit perandorak në New Delhi.

“Shpresoj që sot, nesër apo kurdo, mua të më jepet ajo që më takon. Në dashtë Zoti do ta marr”, thotë Sultana Begum duke pretenduar se vjen nga linja e ish-perandorëve Mugal.

Begum banon në një kasolle të vjetër balte me dy dhoma në periferi të Kalkuta, dhe mbijeton me pensionin e vogël shtetëror.

Mes zotërimeve të saj modeste janë dhe kujtimet e martesës me Mirza Mohammad Bedar, për të cilin ajo thote se është stërnipi i sundimtarit të fundit Mugal.

Vdekja e burrit në vitin 1980 e la atë në kushte të vështira mbijetese, por prej vitesh ajo nuk heq dorë nga pretendimet për kompensim.

“A mund të imagjinoni që pasardhësi i atij që ka ndërtuar  Taxh Mahalin të jetojë në këto kushte?”, thotë 68-vjeçarja ne intervistën për rrjetin AFP. Begum ka ngritur një padi në gjykatë për t’u njohur si trashëgimtare e fortesës masive të Kuqe të shekullit të 17-të në New Delhi.

Kështjella ka qenë dikur selia e pushtetit të dinastisë Mughal.

Pretendimet e saj janë mbështetur nga simpatizantë mbretërorë por pa fuqinë e nevojshme për të ngritur zërin.

Gruaja thotë se burri i saj i përket linjës së gjakut të perëndorit të fundit indian Bahadur Shah Zafar.
Zafar erdhi në pushtët në 1837, ne kohen kur perëndoria Mugal ishte tkurrur shumë prej pushtimit të Indisë nga kolonizatorët britanikë.

FOTO GALERI
6/13
Vdekja e burrit në vitin 1980 e la atë në kushte të vështira mbijetese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA