Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel, me Denis Dyrnjanë është shprehur në mënyrë simbolike se kryeministri Edi Rama është një politikan që nuk ka lindur me ‘këmishë’, por me ‘pallto’.
Po ashtu ai shtroi edhe tezën se mazhoranca aktuale ka dy probleme, ku një prej tyre është fakti se pozita ka shumë fat.
Zheji: Është një fat i madh për Ramën, i cili nuk ka lindur me këmishë, por ka lindur me pallto. Mazhoranca aktuale ka dy probleme, e para ka shumë fat, ka edhe një fat të papritur, ka punuar mirë në atë pjesën e diversionit politik.
Por ka edhe një gjë tjetër, shumë personazhe shumë të rëndësishme brenda mazhorancës të kuptojnë se Rama mori të tretin, mund të marrë edhe të katërtin, mund të bëhet edhe një figurë shumë imponuese në politikën shqiptare.
Pikërisht për shkak të kësaj dobësie artificiale të opozitës, që nuk varet nga ai, se ai nuk ka ç’bën. Karrierat e personazheve të rëndësishme të mazhorancës e kuptojnë që ata duhet të presin vite se duhet të rrinë edhe në opozitë.
Top Channel