Tigri qëllohet për vdekje pasi kafshoi në krah pastruesin e kopshtit zoologjik në Florida (fotot)

30/12/2021 17:30

Një tigër është vrarë nga siguria e kopshtit zoologjik ku jetonte, pasi kafshoi duke plagosur rëndë një pastrues që hyri në zonën e veçuar në parkun në Florida, njoftuan autoritetet.

‘Eko’, tigri malajzian tetë-vjecar u gjet me krahun e të riut në gojë në kopshtin zoologjik ‘Naples Zoo’.

Oficerët që erdhën në skenë tentonin të bënin që kafsha të lëshonte te riun në të 20-at, duke i tërhequr vëmendjen, por më vonë u detyruan të qëllonin pasi tigri nuk kishte ndërmend të lëshonte, thonë raportimet.

Pasi u qëllua tigri u tërhoq në zonë e tij por më vonë u konfirmua se felini i madh kishte vdekur.

Pastruesi ishte dërguar me urgjencë në spital ku po trajtohej për plagë të rënda.

Mësohet se i riu punonte për një shërbim të jashtëm pastrimi të dyqaneve dhe tualeteve të kopshtit zoologjik dhe disa zyrtarë thanë se nuk supozohej të pastronte ambjentet e kafshëve.

Disa të tjerë sugjeronin se pastruesi kishte tentuar të përkëdhelte Eko kur ky i fundit e sulmoi.

Zyra e sherifit tha: “Informacionet paraprake tregojnë se burri ishte duke e prekur ose ushqyer kafshën, çka është një aktivitet i pautorizuar dhe i rrezikshëm”.

“Tigri më pas kishte  kapur burrin nga krahu dhe e kishte tërhequr në ndarjen e tij. I riu kishte kaluar barrierën fillestare dhe kishte nxjerrë krahun e tij brenda ndarjes së tigrit.

Eko kishte ardhur në kopshtin Naples Zoo në shkurt 2020 nga kopshti zoologjik i Woodland në Seattle.

Kur kopshti zoologjik njoftoi ardhjen e Eko e përshkruante atë si një ‘ambasador i madh i species së tij’.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA