Policia gjermane pozicionohet, nuk ndërhyn ndaj protestuesve që thyejnë izolimin në Munih (fotot)

30/12/2021 20:10

Rreth 5,000 protestues anti-vaksina e anti-kufizime shkelën rregullat e ashpra të izolimit mbrëmë në Munih, duke marshuar në grupe të vogla nëpër qytet.

Ne nje situate te ndere e absurde konfrontimi, rreth 1,000 policë ishin dislokuar në qytet, por qëndronin pranë protestuesve pa ndaluar ndonjë prej tyre.

Qeveria e re e majtë gjermane ka vijuar rendin e ashpër të izolimeve dhe vaksinimeve si pararendësit, ashtu siç ka vijuar dhe rezistenca e kundërshtarëve të masave.

Munihu ka qenë skena e disa protestave të ashpra kundër ofensivës qeveritare të vaksinimeve, të cilat policia i ka përshkruar si “agresive.”

Javës që shkoi dhjetra protestues u arrestuan dhe disa oficerë policie u plagosën në një demonstratë të paligjshme ku oficerët raportuan “14 incidente kriminale”.

Demonstrata të ngjashme janë kryer në shumë qytete gjermane kundër politiakve që protestuesit kanë quajtur “të padrejta, shtypëse dhe denigruese”.

FOTO GALERI
5/15
1,000 policë ishin dislokuar në qytet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA