Samir Nasri ka qenë një nga elementët më të vlefshëm për Manchester City, sidomos në sezonin kur “qytetarët” fituan trofeun e Premier League.
Në atë kohë, City drejtohej nga italiani Roberto Mancini, teksa francezi tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë në marrëdhënien e tij me trajnerin. Madje, tensioni kishte arritur kulmin në një ndeshje të kampionatit kundër Ëolverhampton ku Nasri ishte bërë gati ta godiste me këpucë teknikun Mancini.
“Gjatë pjesës së parë ai më fliste vazhdimisht. Në pushim i thashë të ndalonte dhe të mos e bënte më këtë, ose në të kundërt le të më zëvendësonte nëse ishte i pakënaqur. Ndërkohë, në dhomat e zhveshjes hoqa këpucët dhe u ula afër Yaya Toure, i thashë se nëse Mancini do të më fliste atëherë do t’i gjuaja me këpucë.
U kapa me fjalë me Mancinin dhe e kam ofenduar shumë. Ditën tjetër u largova për në Paris, ndërsa presidenti foli me Mancinin dhe i tha se nëse unë isha në formë atëherë do të fitonim pasi ai kishte planifikuar që të qëndroja në stol në sfidën ndaj United. Presidenti më pagoi edhe biletën e kthimit nga Franca, ndërsa në Mancinin u shua inati”, tregon Nasri.
Top Channel