Lider në prapavijën e Leipzig, talenti gjerman i “shkel syrin” Bayern-it: Nuk aspiroj Anglinë apo Spanjën

30/12/2021 00:47

Bayern Munich është nga ato klube që i përkushton një vëmendje të veçantë lojtarëve vendas, ndërsa në merkato zakonisht përkujdeset të marrë elementët më të mira nga klubet e Bundesligës, duke ndjekur një strategji, të ndryshme nga ato të klubeve të tjera europiane që bëjnë shpenzime marramëndëse.

Dhe, duke ndjekur këtë linjë duket se shpejt do të vijë edhe një tjetër goditje nga ana e bavarezëve.

Fjala është për qendërmbrojtësin e Leipzig, Nico Schlotterbeck. 22-vjeçari është shndërruar në lider të skuadrës së tij në repartin e prapavijës dhe ka një meritë të madhe që Leipzig ka pësuar vetëm 16 gola në 17 ndeshje të kampionatit, po aq sa kanë pësuar edhe bavarezët.

Sakaq, vetë Schlotterbeck i “ka shkelur syrin” rekordmenëve gjermanë duke qenë se në një intervistë të fundit ka theksuar se objektivi i tij është të luajë në nivelet më të larta në Gjermani dhe jo në Spanjë apo Angli.

“Unë nuk jam nga ata futbollistë që aspirojnë të largohen nga Gjermania dhe të luajnë në Spanjë apo Angli. Kam dëshiruar gjithnjë të jem pjesë e Bundesligës, mundësisht pjesë e ekipit më të mirë të kampionatit”, u shpreh Schlotterbeck duke dhënë kështu një sinjal të qartë për Bayern Munich.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA