Shqipëria ka hyrë në një sezon të vështirë epidemiologjik, pasi në vend qarkullojnë dy variante të Covid, “Delta” dhe “Omicron”, virusi i gripit  Ah3  dhe shumë viroza të tjera.

Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve  ka hequr masat kufizuese për datën 31, duke i lejuar qytetarët të festojnë nëpër lokale dhe restorante, Silva Bino ju kujton të mos festoni të shfrenuar, por respektoni masat  mbrojtëse.

Bino sqaroi se tanimë kemi hyrë në një sezon të vështirë epidemiologjik, pasi qarkullojnë dy variante Covid , virusi i gripit Ah3 dhe viroza të tjera, të cilat mund të rrisin ngarkesën në spitale. Ndaj, vaksninohuni sa më parë.

Virusi i gripit arrin pikun e tij në fund të muajit janar dhe kemi pasur humbje jete për shkak të tij. Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vetëm “Omicron”  mund të vërë në vështirësi sistemet shëndetësore në shumë vende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA