Elfët e ‘Porsche Albania’ shpëtojnë festat!

30/12/2021 14:57

Festat janë këtu me të gjithë magjinë e tyre.

Bashkë me dhuratat ato shoqërohen edhe me udhëtime festive, ku shumë familje zgjedhin bujtinat e preferuara apo destinacionet më turistike dimërore.

Këto udhëtime paraprihen nga një përgatitje intensive dhe shpesh herë përfundojnë edhe në harresa “të padrejta”, ku një detaj i vogël mund të rrezikojë të gjithë udhëtimin.

Ky ishte rasti edhe në komunikimin më të fundit përshëndetës nga Porsche Albania. E trajtuar në një video të shkurtër, Porsche Albania dhe elfët e tyre të Service Booking Online u rikujtojnë shqiptarëve t’i kryejnë kontrollet e rregullta makinës së tyre, sepse marrin shumë pak minuta duke shpëtuar shumë ditë lumturie.

Në këtë video paraqitet një familje, e cila po bëhet gati të nisë udhëtimin e saj të Krishtlindjes. Babai në nxitim e sipër ka harruar të përditësojë software-in e makinës së tij Volkswagen ID.4, prurja më e re nga Volkswagen gjatë vitit 2021.

Kjo situatë i çon në dyert e Porsche Albania në një orë të vonë. Të gjendur përballë derës së mbyllur, vajza e vogël e familjes performon një magji që vetëm fëmijët mund ta bëjnë: ajo thërret babagjyshin!

Një elf shfaqet për të ndihmuar dhe në pak minuta familja i rikthehet e lumtur udhëtimit të tyre.

Krijimi i kësaj videoje mes realizmit magjik dhe surrealizmit duket se është zgjedhja e Porsche Albania për t’ju rikujtuar shqiptarëve se magjia e festave është e vërtetë, por kontrolli apo kryerja e shërbimeve nuk ka nevojë për magji. Mjafton të rezervojmë paraprakisht në platformën e tyre të Service Booking Online dhe gjithçka kryhet shpejt dhe me cilësi.

Top Channel