Rindërtimi në Bubq/ Rama dorëzon shtëpitë e reja, nuk kursen batutat me banorët: Bravat i keni të sigurta, por…

29/12/2021 16:35

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Bubqin, një nga qytetzat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot në prag të ndërrimit të viteve dy vite pas tërmetit, shumë familje të prekura do rikthehen dhe do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi të re.

Rama nuk ka lënë pas edhe batutat më banorët e Bubqit, ku tha se komshinjtë socialistë do jenë gjithmonë në ndihmë të komshinjve demokratë, pavarësisht sëmundjes së bravave që ka zënë demokratët.

Mes të qeshurash Rama tha se demokratët sot e kanë më të lehtë të bëhen socialistë sesa të merren me bravat.

Rama: Duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundit kujdes bravat. Ruajuni nga ndërrimi i bravave se pastaj aty nuk është më pjesë e programit të rindërtimit. Njësoj si socialistët, sot edhe demokratët marrin kudo ku ne rindërtojmë shtëpinë që meritojnë.

Por ju siguroj që bravat janë të sigurta për të dyja palët. Kjo sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është as çështje e socialistëve as e qeverisë. Kështu që e keni më kollaj të bëheni socialistë dhe jeni në rregull. Por unë jam i bindur që komshinjtë socialistë do ndihmojnë çlirimin e bravave të komshinjve demokratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA