Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në segmentin Durrës-Maminas, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Policia njofton se një automjet me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. M., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi F.D.

Fatmirësisht shtetasi E. M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA