Analisti Kreshnik Spahiu nga studio e emisionit “Top Talk” në Top Channel ka zbërthyer sitituatën e krijuar në Partinë Demokratike, që pas momentit kur ish-kryeminstri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha i shpallën ‘luftë’ njëri-tjetrit.

Spahiu u shpreh se Berisha e ka të humbur luftën, kjo sepse ai nuk është në luftë me Bashën realisht, por me dy qeveri atë shqiptare dhe atë amerikane.

Kreshnik Spahiu: Berisha ka korrur atë që ka mbjellë. Viti 2021 do mbahet mend për dy telenovela të rëndësishme për Big Brother në Top Channel dhe për Big Sisterin në opozitën shqiptare. Them Big Sister se motra e madhe amerikane e komendon të gjithë këtë proces politik dhe e ka inskenuar të gjithë këtë lëvizje. SHBA ishin shumë të shqetësuara nga rënia e popullaritetit në Shqipëri dhe një sondazh i 2021 tregon se shqiptarët po besojnë më shumë te BE se te SHBA.

Mendoj që nuk është indikacion realist, por është i influencuar. Nëse do kishim një luftë personale të Saliut me Lulzimin do ishte një betejë e fituar nga Berisha që e ka krijuar atë parti, ka elektoratin në atë parti, por ai ka për ta humbur këtë parti se nuk është në luftë me Lulzim Bashën, por është në luftë me dy parti. Me qeverinë shqiptare dhe qeverinë amerikane. Këto dy pushtete nuk do e lejojnë Berishën të marri drejtimin e partisë, por do ja dhurojnë çelësat Lulzim Bashës. Kjo është një betejë e humbur.

Po ashtu ai u shpreh se çështja e PD-së do të jetë një telenovelë gjyqësore që në fund i fituar do të dalë sërish Lulzim Basha.

Kreshnik Spahiu: Sikur foltorja të marri jo vetëm selinë kryesore, por edhe 100 degët e partisë në rrethe, t’i mbajnë 100 ditë të gjitha, selitë janë tulla dhe beton, nuk kanë asnjë vlerë juridike. Sot kryetar është Basha dhe që ai të zhbëhet nga kryetar duhet një proces gjyqësor që është ndërkohë. Edhe sikur Berisha ta fitojë këtë proces që mund të zgjasë nga 6 muaj deri në 1 vit, do ketë një ankim të Bashës në Apel 1 vit e gjysmë, do ketë një rekurs në Gjykatë të Lartë afro dy vjet, një ankim në Gjykatë Kushtetuese edhe një vit tjetër dhe mund të ketë edhe ankim në Gjykatën e Strasburgut. Konflikti gjyqësor mes Berishës dhe Bashësd do zbgjasë 5-6 vjet, prandaj kjo krizë politike nuk zgjidhet me imponim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA