Rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për Forcat e Armatosura.
Ndaj Ministria e Mbrojtjes përcakton si pjesë të kritereve që duhet të plotësojnë të gjithë të rinjtë e të rejat një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor.
Për të filluar procesin e rekrutimit çdo i interesuar duhet të plotësojë edhe një sërë dokumentesh. Djemtë dhe vajzat nga mosha 18 vjeç deri në 27 vjeç me arsim 90-vjeçar, të mesëm apo të lartë mund të aplikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ku një pjesë e veçantë i është dedikuar rekrutimeve. Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Të rinjtë do të kalojnë edhe tre teste; atë fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara.
Veç trajtimit financiar, çdo i kualifikuar për të vijuar karrierën Brenda Forcave të Armatosura do të gëzojë edhe një sërë mundësish; Të ardhura mujore dinjitoze, si asnjëherë më parë për FA, arsimim dhe aftësim profesional në vazhdim, brenda dhe jashtë vendit, përgatitje fizike sipas standardeve të NATO-s, trajnime dhe stërvitje jashtë vendit së bashku me kolegët e tjerë të NATO dhe SHBA, e të tjera përfitime.
Top Channel