Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Vllaznia kërkon në të dytin sezon radhazi që në Shkodër të çojë një titull kampion, që u mungon që nga viti 2001.
Trajneri Thomas Brdaric ka bërë mjaft mirë, teksa edicionin e shkuar kuqeblutë nuk arritën të triumfonin vetëm për shkak të golavarazhit ndaj Teutës, duke grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh me durrsakët që morën titullin kampion.
Në edicionin aktual, Vllaznia e sheh veten në vendin e katërt me 25 pikë, tetë pikë më pak se Tirana kryesuese, dhe me 21 javë deri në fund gjithçka është e arritshme. Humbja e fundit e skuadrës shkodrane është pikërisht ndaj bardhebluve, ose e thënë ndryshe tetë javë më parë. Të besuarit e Brdaric kanë gjetur stabilitetin, teksa gjatë kësaj periudhe kanë kombinuar vetëm fitore dhe barazime, duke qenë të pathyeshëm. Në këto 8 ndeshje, Vllaznia ka pësuar vetëm 4 gola, një element tepër i rëndësishëm, që skuadra ka rregulluar prapavijën.
Ndryshimet në mbrojtje dhe vazhdimësia e rezultateve i japin besim të gjithëve në Shkodër se me lojën argëtuese, Brdaric ka të gjitha shanset që pas dy dekadash në Shkodër të dërgojë një titull kampion, që do ishte i 10-ti.
Top Channel