Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike në vend dhe mësohet se kanë rezultuar pozitivë 547 qytetarë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Gramshi 64 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Durrësi 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç, një qytetar nga Lushnja 88 vjeç.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 90 persona, nga të cilët 15 janë në gjendje të rëndë.
Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 5506 pacientë aktivë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 298 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,181 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki:
239 në Tiranë, 30 në Durrës, 28 në Sarandë, 25 në Fier, 18 në Vlorë, 16 në Elbasan, 14 në Lushnje, nga 12 qytetarë në Tepelenë, Shkodër, nga 10 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Korçë, Mallakastër, 8 në Patos, nga 7 qytetarë në Mat, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, nga 5 qytetarë në Himarë, Krujë, Shijak, Mirditë, Pukë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Këlcyrë, Kuçovë, Peqin, nga 3 qytetarë në Cerrik, Devoll, Selenicë, Dibër, Vorë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Berat, Maliq, Memaliaj, Përmet, Konispol, Delvinë, Tropojë.
Statistika (29 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 547
Të shëruar në 24 orë 298
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 5639
Testime totale 1,473,154
Raste pozitive 208,899
Raste të shëruara 200,181
Raste Aktive 5,506
Humbje jete 3,212
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2572
Fier 642
Durrës 473
Shkodër 374
Elbasan 331
Vlorë 324
Berat 209
Gjirokastër 154
Lezhë 158
Korçë 101
Kukës 79
Dibër 89
Top Channel