Zgjedhjet në FRPD, afati përfundimtar për propozimet e kandidaturave është deri me 31 janar

28/12/2021 12:17

Grupi i punës për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese të FRPD-së ka udhëzuar këtë të martë nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të këtij forumi në të gjitha nivelet në përputhje me normat demokratike dhe të promovimit të vlerave që mbrojnë interesat e FRPD-së.

Në një deklaratë për mediat, Oriela Nebiaj theksoi se zgjedhjet e reja do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Këto zgjedhje do të synojnë gjallërimin në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD, nxitjen dhe gjallërimin e strukturave dhe intensifikimin e veprimtarisë publike e elektorale të tij në territoret që mbulojnë degët. Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së”, tha ajo.

Mësohet se afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave për nivel lokal dhe qendror pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.

1.OBJEKTIVAT

Zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Këto zgjedhje do të synojnë gjallërimin në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD, nxitjen dhe gjallërimin e strukturave dhe intensifikimin e veprimtarisë publike e elektorale të tij në territoret që mbulojnë degët. Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së.

2.FUSHATA E ANËTARËSIMEVE

Menjëherë hapet Fushata e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e anëtarësisë dhe strukturës së FRPD e cila zgjat deri më datë 10 Shkurt 2022.

Anëtarësimet e reja do të bëhen nëpërmjet aplikimeve:

1.Në çdo Degë të FRPD, të cilat i dorëzohen Grupit Qendror të Punës në përfundim të procesit, hard-copy dhe në format elektronik në [email protected].

3.KRITERET PËR KANDIDATURAT

Çdo kandidat që shpreh ambicien për tu zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal tip që i bashëkëngjitet këtij udhëzimi shoqëruar me kopje të vërtetuara të dokumenteve dëshmuese si dhe një Letër Motivimi, jo më shumë se 500 fjalë.

  • Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional
  • Të ketë përfunduar arsim e lartë (ose ne proces për nivelet lokale)
  • Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD
  • Të mos jetë anëtar i Grupit të Punës i deleguar për procesin zgjedhor në FRPD
  • Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA