Aleksandar Vuçiç e trajtoi plot shpërfillje përpara kamerave ushtruesin e detyrës së drejtorit të Elektroekonomisë (EPS), Milorad Gërçic, të cilit i kërkoi llogari për gjendjen energjetike në vend.
Papa kamerave, presidenti serb luajti rolin e “të fortit”, thonë mediat në Kosovë. Me tone të ashpra, Vucic i kërkoi drejtorit të rregullojë situatën energjetike deri në 31 dhjetorit, e paskësaj të largohet nga detyra.
“Stabilizo gjendjen deri në Vit të Ri, e pastaj gjej një punë tjetër”, është shprehur ai. Vucic iu kthye kërcënues drejtorit duke e pyetur përse nuk e kishte informuar se kishte pasur një zjarr të vogël në termocentralin B1.
Gërçic iu përgjigj se thjesht nuk kishte dashur ta ngarkonte me këtë gjë, për shkak se puna e zjarrit ishte zgjidhur shumë shpejt dhe pa shume dëme.
Top Channel