Viti i Ri, mbërrin super anti-cikloni: Do bëhet “verë”!

28/12/2021 11:57

Fundi i 2021-shit dhe ditët e para që vitit që po hyn, do të sjellin një ndryshim drastik të situatës në Europë, me temperature që do të rriten më shumë se 10 gradë mbi mesataren e sezonit.

Metereologët italianë thonë se ky fenomen i detyrohet mbërritjes së një anticikloni, që do të shtrihet nga Afrika e Veriut deri në Skandinavi, duke sjellë anomaly të motit në shumë shtete të Europës qendrore e lindore.

Njëri prej tyre, Manuel Mazzoleni thotë se në Francë, veriun e Italisë e disa rajone të tjera qendrore, termometri mund të arrijë të shënojë 15 -16 grade celsius, dhe në gadishullin Iberik, Britani, vendet e Beneluksit e më tej në Poloni dhe shtetet në të cilat rrjedh Danubi, temperaturat do të kapërcejnë 13 gradët Celsius.

Kjo situatë duket se do të zgjasë më shumë se 4 apo 5 ditë, e pritet të thyejë disa rekorde lokale. “E vështirë, për të mos e thënë e pamundur të gjejmë diçka të ngjashme që në në periudhë të tillë të vitit ka prekur kaq shumë shtete”, thotë Mazzoleni.

“Megjithatë, na pret një fundviti i bukur”, shton ai edhe pse siç theksoi në disa zona të Italisë do të këtë dhe mjegull.

Pas 3 janarit pritet të mbërrijnë rryma më të freskëta atlantike, që do t`i japin fund kësaj “vere” të vogël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA