Një studim i ri i kryer së fundi në Afrikën e Jugut, tregon se varianti i ri i Covid i koronavirusit mund të rrisë imunitetin e trupit ndaj shtamit më të rrezikshëm, Delta.
Times of Israel thotë se studimi fillimisht është kryer mbi një nuëmr të vogël njerëzish disa prej të cilëve ishin të vaksinuar, e të tjerët jo, por ndërkohë të gjithë qenë prekur nga Omicron.
Shkencëtarët morën kampione gjaku 14 ditë më vonë nga këta përsona për të parë sesi kishte reaguar trupi dhe a mund ta neutralizonte Omicronin dhe Deltën. Nga 15 vetë që u testuan, dy prej tyre nuk e shfaqën këtë aftësi. Port ë tjerët rezultuan me 14 herë më shumë antitrupa ndaj llojit të ri, siç është logjike pas shërimit, ndërsa regjistruan gjithashtu edhe një katërfishim të antitrupave kundër Deltës.
Studimi u drejtua nga Alex Sigal, kërkues në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës, i cili studimet i ka kryer në Izrael. “E prisnim një shtim të reagimit imunitar ndaj Omicronit, por ndërkohë pamë që të tjerët njerëz patën shtim të reagimit imunitar edhe ndaj Deltës”, u shpreh ai.
Ekspertët afrikano-jugorë sakaq vazhdojnë të këmbëngulin se të prekurit nga Omicron kanë një rrezik më të ulët të shtrimit në spital dhe të sëmurit rëndë, krahasuar me Deltën.
Top Channel