Pas më shumë se një viti pas ndarjes nga jeta e Diego Armando Maradonës, ditën e martë ka ardhur edhe lajmi për vdekjen e vëllait të tij të vogël, Hugo Maradona.
52-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Napoli teksa mësohet se arsyeja e ndarjes së parakohshme nga jeta është bërë arresti kardiak.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?
Në të kaluarën e tij, edhe Hugo Maradona ka qenë pjesë e botës së futbollit teksa është aktivizuar me Ascolin në Itali si dhe me Rayo Vallecanon në Spanjë apo edhe me Rapid Vienna në Austri, megjithatë pa arritur në nivelet e vëllait të famshëm.
Ndërkaq, problemet e tij me zemrën janë shfaqur edhe në të kaluarën teksa Maradona kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në vitin 2008. Megjithatë, edhe pse besohej se gjendja e tij shëndetësore ishte mëse optimale, arresti kardiak ka rezultuar fatal për vëllain e legjendës argjentinase.
Top Channel