Një moment paksa i pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet sesi një roje që po kryente kontrolle me çadër në dorë për shkak të shiut, goditet nga rrufeja.
Çadra shpërthen në flakë, ndërsa forca e shpërthimit e rrëzon burrin pa ndjenja në tokë. Ky cast është filmuar nga kamerat e sigurisë në fshatin Sukapura, në veri të Xhakartës.
Por pavarësisht goditjes së tmerrshme, roja ka shpëtuar për mrekulli. Kolegët e tij vrapuan t`i japin ndihmën e parë 35 vjeçarit Abdul Rosyid, i cili po kontrollonte pranë një depoje në momentet kur ndodhi ngjarja.
Pasi u godit nga rrufeja, ai u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët pohuan se mrekullisht i ka shpëtuar më të keqes.
Rosyid ka pësuar djegie në duar, megjithatë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe mjekët e nxorën nga spitali.
Top Channel