Një grua që u regjistrua dje në video duke qëlluar me shuplakë një burrë në një fluturim pasagjerësh në SHBA, u zbulua sot nga mediat se ka qenë balerinë, madje ka pasur dhe një rol të vogël në serialin e famshëm amerikan “Baywatch”.
Pasagjerja me sjellje jashtë kontrolli Patricia Cornwall që u arrestua më pas nga autoritetet, dikur njihej si me emrin e skenës Patty Breton, por kësaj radhe u bë e famshme për arsyet e gabuara në rrjetet sociale.
Policia federale amerikane ka ngritur akuza ndaj saj për trazira gjatë një fluturimi pasagjerësh kur teksa kthehej në sediljen e saj nga tualeti, nisi një konflikt me një pasagjer, të cilin e qëlloi me dorë në fytyrë.
Rruga e saj e kthimit drejt sediljes ishte bllokuar nga stafi që po shpërndante pijet por gruaja nuk duronte dot dhe duke u konfliktuar fillimisht me stjuardesën, “ia nxorri inatin” një pasagjeri aty pranë, që ndërhyri duke i kërkuar të shmangte problemet.
Konflikti verbal më pas kalon në debatin e maskave, ku të dy pasagjerët i kërkojnë njëri-tjetrit të ‘vendosin mirë maskën’. Video është bërë tashmë virale në mediat amerikane.
Delta flight from Tampa to Atlanta got crazy‼️ pic.twitter.com/I9BZUKv3LB
— ATL Uncensored | Atlanta News (@ATLUncensored) December 25, 2021
Cornwall shihet në pamje duke qëlluar burrin me shuplakë, i cili më pas ia kthen: “Do shkosh në burg për këtë!”
Police arrestoi Cornwall në aeroportin e Atlanta dhe më pas gruaja u mor ne dorezim nga FBI.
Patricia Cornwall, e njohur dhe si Patty Breton, shihet në fotot e mëposhtme në kohën e “shkëlqimit” të saj kur drejtonte grupin e balerinave ‘cheerleader’ të skuadrës Los Angeles Raiders.
Top Channel