Policia lokale ka evakuuar një pjesë të rrugës “Marshall Tito” në Tivar pasi një person ka kërcënuar se do shpërthejë një sasi eksplozivi.

Gazeta “Vijesti” shkruan se i njëjti person kishte vendosur më parë në xhamin e një banke një tabelë ku shkruhej “Ktheni paratë që u keni vjedhur punëtorëve të Primorkës”.

Burime nga policia thanë për gazetën se janë njoftuar se një person po kërcënon se do shpërthejë një sasi lënde eksplozivi.

Mësohet se punonjësit e bankës janë evakuuar dhe në një pjesë të rrugës është ndaluar qarkullimi.

Personi u prezantua si Edin Begzic dhe përmes një video-mesazhi të publikuar në kanalin e YouTube i bëri thirrje kryeministrit dhe zv.kryeministrit, por edhe kryetares së Kuvendit të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës, pasi dëmet kapin shifrën e miliona dollarëve.

Ai tregon edhe disa sende, duke pretenduar për një sasi eksplozivi.

Unë do ta mbaj bankën nën kontroll deri sa kjo bankë të paguaj punëtorët që ka vjedhur. Në pagesë do të futet edhe kamata për kohën që ata kanë pritur. Jam i pajisur me gaz lotsjellës, kundragaz, antiplumb, molotov dhe një sasi lënde shpërthyese, e cila është montuar brenda disa arkave të mbushur me gozhdë”, tha ai në videon e publikuar, duke demonstruar se si do të funksiononte kjo armë në rast të një aktivizimi.

Begzic i bëri thirrje zv/kryeministrit Dritan Abazoviç se nëse dërgohen efektivë të policisë apo forcat e ushtrisë për të sulmuar punëtorët, ata do të jenë të vetmit përgjegjës, pasi nuk llogariten dot pasojat që mund të vinin më pas.

https://www.vijesti.me/vijesti/crna-hronika/582896/evakuisan-dio-ulice-u-baru-muskarac-prijeti-da-ce-aktivirati-eksploziv

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA