Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami theksoi se shërbimet e publikut nuk do të cenohen dhe se nuk do të krijohen probleme, pavaarësisht projektimit të hartës së re gjyqësore që është ende në propozim.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë rënë dakord për një hartë të re të gjykatave në vend, e cila do t’i propozohet Këshillit të Ministrave.
Nga 20 Gjykata të Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm, harta e re gjyqësore parashikon vetëm 12, ndërsa nga gjashtë Gjykata Apeli, vetëm një e ndarë në dy dhoma.
“Do jemi gati për t’ia komunikuar këshillit të ministrave. Do të duhen të paktën 6 muaj, kryesore do të jetë komunikimi i publikut. Shërbimet e publikut nuk do të cenohen. Ajo që kemi bërë analizë do të jetë një histori suksesi për eficencën që do të ketë si gjykatë. Është një problematikë e eficenës. Ligji i ka dhënë si Këshillit të Lartë Gjyqësor që brenda 5 vitesh ta shikojë hartën e re nëse është eficente. Do ketë specializim të gjyqtarëve, rritja e numri të tyre në gjykatë. I njëjtë që ka qenë deri tani do jetë, por do të shpërlahet në mënyrë më eficente”, tha Llagami.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk dha një datë konkrete se kur do të vihet në zbatim harta e re gjyqësore.
“Qeveria garanton implementimin kësaj harte, godinat ekzistuese nuk e pengojnë zbatimin e hartës. Harta që do të miratohet ka afat, kompelmetimi do të jetë me faza, e kemi bërë të qartë, harta e re gjyqësore është përkthimi ligjit, ne si qeveri e kemi detyrim zbatimin e këtij ligji, janë detaje që do të shpalosen në diskutimin e hartës, për çdo shqetësim kemi përgjigjet e duhura. Ne si qeveri në momentin që do të hyjë në fuqi do të dojë një kohë. Kemi një plan të qartë në lidhje me fazat dhe pastaj do të vijë miratimi i hartës. Në momentin që harta hyn në fuqi, është herët ta them se kur do të hyjë në fuqi, lidhur me rezervat i kam parashtruar me grupin e punës dhe kam dhënë garancinë time”, tha Manja.
Top Channel