“Global Soccer Awards” zgjedh më të mirët e 2021, dominojnë Italia dhe Barcelona

28/12/2021 12:12

“Global Soccer Award” ka përzgjedhur më të mirët e vitit 2021. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Dubai. Italia zhvilloi një Europian fantastik, fitoi turneun pas 53 vitesh dhe u zgjodh skuadra kombëtare më e mirë e vitit.

Skuadra më e mirë për meshkuj u përzgjodh Chelsea, teksa për femra Barcelona. Alexia Putella (Barcelona) spikati si futbollistja më e mirë, teksa pati vlerësime për Txiki Begirista (drejtori sportiv më i mirë) dhe Federico Pastorello (menaxheri më i mirë).

Roberto Lewandowski fitoi çmimet “Diego Maradona” dhe atë të “TikTok fan”. Vlerësime pati edhe për Cristiano Ronaldon e Ronaldinhon, respektivisht golashënuesi më i mirë në histori dhe çmimi i karrierës.

Futbollisti më i mirë i vitit: Kylian Mbappe
Trajneri më i mirë: Roberto Mancini
Skuadra kombëtare më e mirë: Italia
Portieri më i mirë: Gigio Donnarumma
Mbrojtësi më i mirë: Leonardo Bonucci
Skuadra më e mire për meshkuj: Chelsea
Futbollistja më e mirë: Alexia Putella
Skuadra më e mire për femra: Barcellona
Drejtori sportiv më i mirë: Txiki Begirista
Çmimi i inovacionit (risi të reja): Serie A
Menaxheri më i mirë: Federico Pastorello
Akademia më e mire afrikane: Zed FC
Çmimi Diego Maradona: Robert Lewandowski
Çmimi TikTok, futbollisti më i mirë: Robert Lewandowski
Golashënuesi më i mire i të gjitha kohërave: Cristiano Ronaldo
Çmimi i karrierës: Ronaldinho

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA