Banorët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit po hyjnë në shtëpitë e reja, pjesë e Projektit të Rindërtimit, nëpërmejt një shorti publik.
Pozicioni apo kati i apartamenteve caktohet rastësisht nga gogla që ata zgjedhin në këtë short.
Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo është mënyra më transparente dhe më e drejtë.
“Çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, po edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik
Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin”, shkruan kryeminstri në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Ai fton këdo që ka një ankesë lidhur me këtë procedurë, të drejtohet në platformën e bashkëqeverisjes https://shqiperiaqeduam.al.
Top Channel