FOTO/ Familjet e prekura nga tërmeti në Laç futen në banesat e reja, kryebashkiakja Cara nuk mban lotët: Emocionet më kanë pushtuar…

28/12/2021 16:54

Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara nuk ka mundur të mbajë dot lotët teksa mbante fjalën para mbi 500 familjeve në Laç që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e ndërsa sot do të akomodohen në lagjen e re të ndërtuar me financim të qeverisë turke.

Teksa falenderonte kryeparlamentaren Lindita Nikolla për kontributin e saj, Cara e pushtuar nga emocionet shpërtheu në lot!

“Më lejoni të falenderoj një person të veçantë, që ka qëndruar krahë meje në çdo minutë, Lindita Nikolla. Një falënderim të veçantë… emocionet më kanë pushtuar, shkon për bashkinë Kurbin. Ti gëzoni shtëpitë e reja që janë shumë më të sigurta se ato që kemi pasur dy vite më përpara, ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli dhuratën më të bukur për ju”, u shpreh ajo.

Më tej, kryebashkiakja tha se procesi i rindërtimit nuk do të ndalet në asnjë moment derisa çdo banorë i prekur të jetë i siguruar. Cara tha se pak metra larg kësaj lagjeje po punohet për ndërtimin e një lagje të re, me 200 apartamente, shkolla e kopshte, ndërsa po ecet me ritme të shpejta edhe për rindërtimin e spitalit të Kurbinit.

“Kjo lagje është fryt i bashkëpunimit me miqtë tanë turq. Si sot para dy vitesh bashkë me Kryeministrin kemi vizituar 7 gërmadha të mbetura, biseda të gjata telefonike dhe ishte i vetmi nga ne që në çdo takim ngjallte shpresë për çdokënd. Kryeministër faleminderit që ke qëndruar pranë nesh në kohët më të vështira. Pak metra më larg po punohet për ndërtimin e një lagje të re, me 200 apartamente, një investim 100% i qeverisë shqiptare dhe donacione të BE. kanë përfunduar 6 shkolla e kopshte, janë në proces edhe 5 të tjera. Po ecet me ritme të shpejta për rindërtimin e spitalit në Kurbin. Ju siguroj se procesi i rindërtimit nuk do të ndalet në asnjë moment”, u shpreh Cara.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel