Dy orë rrugë në mes të dëborës e të ftohtit/ Vështirësitë që kalojnë çdo ditë nxënësit e fshatit Tërshenë

28/12/2021 13:27

13 nxënësit e fshatit Tërshenë në Kukës bëjnë çdo ditë dy orë rrugë për të shkuar në shkollë në mes të borës dhe të ftohtit.

Afrim Tahiraj në një lidhje live për emisionin “Shqipëria Live” rrëfeu se shkoi t’i vizitonte fëmijët e fshatit bashkë me 34 vullnetarë.

Ata u dërguan dhurata për festat e fundvitit për t’i bërë sadopak të lumtur edhe pse për pak kohë.

“U organizuam 35 veta për t’u dërguar lodra dhe dhurata për festa. Aty ka pesë gjashtë muaj ka borë dhe kushtet për t’u shkolluar janë të vështira, janë fëmijë shumë të ndrojtur. Kaluam rreth një orë, na u bashkuan shumë nga Kosova. Bëra rrugën që bëjnë ata për shkollë. Ata shkojnë atje në ato kushte për nevojën për dije”, tha Tahiraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA