
Erjoni dhe Rrushja kanë pasur një njohje disa vite më parë por kanë mohuar që të ketë pasur diçka më shumë mes tyre.
Konkurrentët kanë vënë re shikime që i cilësojnë të zjarrta dhe Rrushja donte që t’i jepte njëherë e mirë fund kësaj bisede duke thënë: “Erjoni nuk ka pasur e as do ketë gjë me mua. Është duke më dhimbtur koka. Me Erjonin nuk kam pasur asgjë.”
Pas kësaj, Samiu e pyeti nëse është problem që të vijojë njohjen me të.
Samiu: Të kam vëlla, kam respekt për ty, a të pengon që të njoh Rrushen? Këtë pëlqim, lidhje apo flirt që e kanë pasur, e kanë pasur para 5 vitesh.
Erjoni: Sa i përket punës a mund të vazhdosh ti të njihesh me Rrushën, është mëse normale. A do na pengojë apo jo në marrëdhënien tonë shoqërore, se besoj, uroj që jo.
Top Channel