Ndonëse ka një numër në rritje të qytetarëve të infektuar me Covid 19, duket se ka rënie të personave që shkojnë për t’u trajtuar në spitalet Covid.

Në këtë periudhë shtrohen mesatarisht 15 pacientë në ditë.

Ajo çfarë konstatojnë mjekët është se qytetarët shkojnë pas ditës së dhjetë kur janë prekur nga Covid një pjesë e tyre pa nisur ndonjë terapi gjatë qëndrimit në shtëpi e të tjerë me ndonjë trajtim jo shumë efikas.

Omicron i pranishëm në Shqipëri pritet të rrisë numrin e të infektuarëve dhe në janar pritet një tjetër valë, por gjithsesi thuhet që ka klinike të lehtë dhe kështu nuk na tejmbushen spitalet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA