Ngërçe të mëdha trafiku, anulime fluturimesh, trazira në shërbimet hekurudhore: reshjet rekord të deborës i kanë zhytur në kaos rajonet veriore dhe perëndimore të Japonisë.
Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, por ndërsa situata në këto zona paraqitet e rënduar, nuk ka raporte për vdekje apo lëndime të lidhura me motin e acartë.
Zëdhënësi i qeverisë, Hirokazu Matsuno njoftoi se “autostrada e rajonit Shiga ishte mbyllur prej “automjeteve të bllokuara”. Pamjet filmike që tregonin radhë të gjata automjetesh, ishin ilustrimi më i mirë i fjalëve të tij.
“Një motiv presioni të fortë atmosferik po shkakton dëborë të rëndë, kryesisht ne rajonet pranë detit të Japonisë dhe në zonat veriore e perëndimore, disa prej të cilave kanë pasur reshje rekord”, pohoi zyrtari.
Ai bëri thirrje për rritje të kujdesit e vigjilencës teksa reshjeve që kanë nisur për Krishtlindje, nuk i duket ende fundi e thuhet se do të vazhdojnë. Gati 130 fluturime të brendshme u anulluan të djelën për shkak të dëborës, e 50 të tjera të hënën.
Top Channel