Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Berat-Poshnje.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se shtetasi me iniciale K.R fillimisht është goditur me pasqyrë nga një makinë dhe është rrëzuar. Më pas ka qenë një tjetër mjet që drejtohej nga një shofere duke e shtypur.

“Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë. Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA