Pas 3 fitoresh rresht në Premier League, dy me Ralf Rangnick në stol, Manchester United regjistroi ndalesën e parë në kampionat me trajnerin gjerman në krye pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Newcastle United në transfertën e St James Park.
Qymyrxhinjtë që kishin nevojë urgjente për pikë kaluan të parët në avantazh duke zhbllokuar shifrat me Saint-Maxim pas vetëm 7 minutash lojë.
Përballë një United të cilit i mungonte grinta, Newcastle iu ofrua golit të dytë në disa raste por nuk e gjeti dot dhe në minutën e 71-të u ndëshkua nga Edinson Cavani, i cili hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me Newcastle që iu largua vendit të fundit, ndërkohë që Manchester United humbi një shans për t’u afruar me vendin e 4-t.
Top Channel