22/12 20:40
Pas 4 muajve në program, Denzeli ka zhvilluar takimin e tij të parë me një vajzë.
Alesia zgjodhi që ta ftonte dhe gjatë bisedës, Denzeli tha se nuk i pëlqen njerëzit që janë lëpirës. Për këtë i referohet Dejvit, gjë që nxiti debate në studio.
Denzeli: Mund të flas me emra. Personat që lëpihen, bobi i kësaj pjese është Dejvi. Ti lëpihesh gjithë kohës.
Dejvi: Ku bazohesh?
Denzeli: Kjo është e vërteta.
Dejvi: Kujt?
Denzeli: Të gjithëve.
Mikela: Edhe unë e mendoj.
Dejvi: Nëse unë ju jam lëpirë ndonjërës nga ju…
Mikela: Mua.
Dejvi: Çfarë të kam thënë?
Mikela: Ke thënë pse zgjedh njerëzit e gabuar të bëhen protagonistë. Kë të zgjedh të thashë, ty? Po mua the. Kemi qenë te dhoma e grimit.
Top Channel