Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së somte, 27 dhjetor, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Referuar raportimit të orës 09:30, OSSH njofton se, zonat në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike.
“Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira, erëra të forta dhe shkarkime të fuqishme atmosferike që ka përfshirë vendin gjatë mbrëmjes e duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme”, deklaron administratori i OSSH, z.Petraq Lika. Sipas tij, moti i keq do shoqërojë vendin edhe në 24 orët e ardhshme.
Afro 90% e defekteve janë shfaqur në zona rurale dhe rurale të thella, pasi furnizohen nga linja ajrore.
Grupet e punës janë njoftuar 48 orë para dhe po operojnë mbi planin e masave të gadishmërisë, ndjekur nga Despeciria Qendrore në OSHEE Group.
Institucionet e rëndësishme, si spitalet dhe hisdrovorët furnizihen normalisht me energji elektrike.
Top Channel