Lindje Perëndim: Përse po kthehet Greqia në “bazë” amerikane pas 74 vjetësh!   

27/12/2021 10:31

Mijëra protestues grek marshuan rrugëve të Athinës në 17 nëntor, për t`i mbledhur të gjithë në të njëjtin vend: përpara ndërtesës së ambasadës amerikanë. Arsyeja ishte e qartë: po shënohej përvjetori i kryengritjes së vitit 1973 kundër diktaturës.

Mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës rëndon stigma e mbështetjes, si thuhet, të juntës ushtarake të ekstremit të djathtë që mori pushtetin në Greqi në 1967-tën. Një moment ky, që nuk kaloi pa gjak.

Protesta pro-demokracisë në Universitetin Politkenik të Athinës solli dhe pikën kulmore të dorës së hekurt të diktaturës ushtarake me disa persona të vrarë kur një tank u përplas në portën e ndërtesës.

Top Channel