Gazi rus kthehet në Poloni, Putin akuzon Gjermaninë: “Po luan pisët”!

27/12/2021 13:43

Për të gjashtën ditë me radhë, gazsjellësi Yamal-Evropë, që furnizon me gaz Europën Perëndimore nga Rusia, po kthen gazin mbrapsht ne Poloni.

Të dhënat e operatorit gjerman të rrjetit të furnizimit, Gascade, tregojnë se fluksi i gazit në pikën e matjes së Mallnoë, në kufirin polako-gjerman po shkon në lindje të Polonisë me një vëllim prej 1.2 million kilowatt/orë.

Kjo situatë e ka zemëruar presidentin rusi Vladimir Putin, i cili akuzoi Gjermaninë se po ia rishet gazin rus Polonisë dhe Ukrainës, në vend që të lehtësojë tregun me çmime tepër të larta. Ai fajësoi importuesit gjermanë të gazit për kthimin mbrapsht të gazit dhe për çmimet stratosferike. Ministria gjermane e Ekonomisë nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me këto akuza. Ndërkohë as kompanitë importuese të gazit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga agjensia e lajmeve Reuters.

Të dhënat e operatorit sllovak të gazsjellësit Eustream tregojnë se kapaciteti i rrjedhës së gazit rus nga Ukraina drejt Sllovakisë, përmes pikës kufitare Velke Kapusany, ishin në 739.826 megaëatt në orë, pak më poshtë se ditën e shtunë dhe shumë më pak se niveli i javëve të fundit. Kjo rënie po balancohet me rritjen e dërgimit të gazit nga Republika Çeke drejt Sllovakisë, çka do të thotë se rrjedha nga Sllovakia drejt pikës austriake Baumgarten, vazhdon të jetë relativisht e qëndrueshme, krahasuar me nivelin e ditëve dhe javëve të fundit.

Top Channel