‘Bodybuilder-i’ qëllon me armë të dy prindërit në vilën luksoze në New York (fotot)

27/12/2021 17:48

Një i ri ‘bodybuilder’ ka qëlluar me armë duke tentuar të vrasë të dy prindërit e tij, në vilën $3.2 milionëshe të familjes në një zonë luksoze të New York, SHBA.

29 vjeçari stërvitës personal Dino Tomassetti, akuzohet se ka qëlluar në kurriz babanë e tij, dhe ka qëlluar në kokë nënën e tij të shtunën, tha policia vendase.

Tomassetti ishte larguar më pas drejt Neë Jersey me kainën e tij Cadillac Escalade, e cila u gjurmua me sistem satelitor nga autoritetet që më pos arrestuan të dyshuarit, shkruan rrjeti Daily Voice.

Dino Tomassetti me trupin e ngrehur muskuloz, akuzohet se ka qëlluar babanë e tij 65-vjeçar dhe nënën 64-vjeçare, të cilët po kryejne kirurgji për plagët e tyre dhe janë në gjendje serioze.

Viktimat e sulmit janë identifikuar si Roço e Vincenza Tomassetti.

I dyshuari që peshon mbi 100 kg u arrestua dje pasdite.

Policia ende nuk ka dhënë njoftime mbi motivet e konfliktit, ndërsa shtoi se autori punonte në qendra të ndryshme stërvitjeje dhe mbante disa rekorde në ngritje peshash dhe ushtrimesh fizike.

Familja e tij kishte nje biznes të madh ndërtimi  dhe ka ndërtuar shumë nga qiellgërvishtësat e New York, shkruan Daily Voice.

Gjyshi i të dyshuarit — emigranti italian Dino Tomassetti i vjetri,  — zotëronte kompaninë e ndërtimit Laquila Group, e cila ka ndërtuar selinë kryesore të Goldman Sachs pranë ‘Ground Zero’ ku u rrëzuan kullat binjake, dhe selinë e Bank of America.

Shpeshherë në media familja është lidhur me krimin e organizuar, sipas një raporti të vitit  2006 në rrjetin New York Times.

Në 1997, Rocco Tomassetti dhe i ati u arrestuan për transferime mbetjesh të jashtëligjshme në Brooklyn,shkruan The Times.

FOTO GALERI
1/7
Një i ri ‘bodybuilder’ ka qëlluar me armë duke tentuar të vrasë të dy prindërit e tij

Top Channel