4-vjeçari në protestën anti-vaksinime me nënën, spërkatet me ‘spray’ djegës nga policia në Gjermani (fotot)

27/12/2021 15:30

Një fëmijë katër-vjeçar është spërkatur gabimisht me spraj djegës nga policia gjermane teksa nëna e tij e kishte marrë në protestën e ashpër anti-kufizime dje në Bavari të Gjermanisë.

Përleshje shpërthyen mes policëve me shkopinj gome në duar dhe protestuesve që qëllonin me grushte e shkelma të dielën mbrëma në qytetin Schweinfurt të Bavarisë.

Në pamjet e rënda shpërndara në rrjetet sociale shihej fëmija që ulërinste në karrocën e tij, që më pas po i jepej ndihma nga dy policë pasi ra në kontakt me lëndën djegëse që përdoret kundër protestuesve.

Pas disa minutash shpëlarje të syrit fëmija ishte qetësuar.

Policia kritikonte ashpër nënën e fëmijës duke thënë se kishte marrë me vete fëmijën “për ta përdorur si mburojë njerëzore.”

“Këta prindër pranojnë që fëmijët e tyre të bëhet pjesë e përleshjeve të dhunshme”, tha Olivier Malchow, kreu i sindikatës së policisë për të përditshmen Rheinische Post .

Malchow ankohej gjithashtu për radikalizimit të ashpër të protestuesve anti-vaksina në demonstratat e vendit.

Oficerët thanë se ishin, shtyrë, goditur e pështyrë nga demonstruesit.

“Njerëzit janë gjithnjë e më të zhgënjyer, sa më gjatë që çështja e koronavirusit vijon të ziejë”, shtoi Malchow, shkruante britanikja Daily Mail.

Policia tha se kishte arrestuar te të persona dhe kishte ngritur ankesa ndaj 44 protestuesve pas demonstratës.

Zemërimi publik në Gjermani është përshkallëzuar pas kufizimeve të reja të vendosura prej javës së kaluar, ku ndalohen grumbullimet prej më shumë se 10 vetësh, si dhe eventet e mëdha në stadiume apo klube nate.

Prej fillimit të muajit gjermanët e pavaksinuar janë ndaluar të hyjnë në dyqane të etiketuara “jo-esenciale”.

Shtrëngimet vijnë megjithse numri i infeksioneve ka qenë në rënie dhe varianti i ri Omicron është më i butë, i ngjashëm me të ftohtin e zakonshëm.

Policia mbylli me forcë të shtunën një koncert  në qytetin verior të Hamburg ku merrnin pjesë rreth  800 vetë.

Gjatë operacionit kishte incidente dhe dëmtime të ambjenteve.

FOTO GALERI
3/3
Oficerët thanë se ishin, shtyrë, goditur e pështyrë nga demonstruesit.

Top Channel