364 familje marrin shtëpi të re në Laç/ Ngelën të pastrehë për shkak të tërmetit

27/12/2021 15:39

Lagjja numër 4 në qytetin e Laçit ka qenë një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit e cila u kthye në qendrën e rindërtimit në këtë qytet.

Pas dy vitesh në banesa me qera 364 familje janë pajisur apartamente.

Mes emocionesh banorët shprehen të lumtur që pas 2 vitesh më në fund do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kryetarja e Bashkisë Laç, Majlinda Cara u shpreh se Laçi do të marrë një pamje tjetër dhe do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të përgjithshëm në të gjitha pallatet.

Rindërtimet vazhdojnë ende në Bashkinë e Kurbinit si në pallate apo dhe në shtëpi private për të prekurit nga tërmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA