Zjarri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, shefi i zjarrfikëses: Nëse s’do ndërhynim në kohë, dëmet do ishin kolosale

26/12/2021 21:07

Pallati i Rinisë në Prishtinë u përfshi nga flakët këtë të diel në mëngjes.

Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Behar Shala, udhëheqës i ekipit të zjarrfikësve, tha se zjarri mund të merrte përmasa më të mëdha, e të shkaktonte më shumë dëme nëse nuk do të shuhej.

“Me të vërtetë ka qenë një panik në atë kuptimin nuk kemi mundur me marrë me mend ç’ka nëse ka marrë përmasa të mëdha zjarri, mirëpo ish dashtë me kërku ndihmë ndoshta edhe prej komunave tjera… deshi Zotit e zumë zjarrin në fazën fillestare edhe e lokalizuam e fikëm pa pas problem, pa pas lëndime njerëz. Dëmet nuk mundem me thënë që janë edhe shumë të vogla se ka qenë një pjesë komplet e rrymës, diçka kështu që mbetet me shiku njerëzit që janë kompetent për këtë punë”, u shpreh ai.

Nga flakët mbeti një i plagosur, që mori trajtim në spital, ndërsa hetimor vazhdon punën për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Top Channel