Veprat e veçanta të Vangjush Mios/ Ekspozohen në Korçë “nudot” e piktorit të madh

26/12/2021 12:28

Për herë të parë në Korçë janë ekspozuar pikturat nudo të realizuara nga piktori i popullit Vangjush Mio.

Shtëpia muze e artistit të madh iu nënshtrua një rikonstruksioni dhe hapi dyert për vizitorët këtë fundjavë. Mes punimeve mjeshtërore të Mios nuk munguan as ato që ekspozohen për herë të parë e që janë pjesë e thesarit që ai la pas.

Peizazhi i hedhur në telajo nga Mio është i papërsëritshëm dhe pikturat e tij zënë një vend të rëndësishëm në banesën – muze ndërsa punimet nudo përveç atyre që ai i pati realizuar për punën e diplomës dalin në drite për herë të parë

Hapja e muzeut të Vangjush Mios ka qene një kërkese e hershme e familjes dhe qytetit për ti dhënë vendin qe meriton në qytetin e tij të lindjes dhe që ai e deshi aq shumë.

Top Channel